Ish-futbollisti i Dritës po bën “kërdi” në Shqipëri, aktualisht “bomberi” më i mirë

Kyrian Nwabueze është duke shkëlqyer në Superligën e Shqipërisë me fanellën e Laçit.
Ish-futbollisti i Dritës aktualisht është golashënuesi më i mirë në Kampionatin shqiptar me 15 gola të shënuar në 20 paraqitje, shkruan Indeksonline.
Negeriano-amerikani ka realizuar edhe një gol në Europa League në kualifikimet kundër Hapoel Beer Shevas.
Për një sezon, 27- vjeçari ka qenë te skuadra bardhekaltër e Gjilanit.
Në këtë sezon, Nwabueze ka shënuar 7 gola në 12 paraqitje me fanellën e Dritës. /IndeksOnline/
