OFL i kërkoi që të provonte pasurinë, kush është i dënuari në Gjermani për kokainë

Operacioni Forca e Ligjit, kërkoi këtë të hënë që të provojnë pasurinë e tyre dy persona me precedentë penalë.
Njëri prej tyre është Albert Kochsiek, (Lame), nga Durrësi, i dënuar në Gjermani për trafik droge.
Pikërisht për shkak të aktivitetit të tij kriminal, dyshohet se Alberti ka marrë mbiemrin e gruas Kochsiek, nga Lame që është mbiemri i tij i vërtetë.
Durrsaku njihej si kreu i një grupi trafikantësh shqiptar, të cilët u arrestuan në Gjermani.
Ata akuzohen se duke fshehur në ngarkesat e bananeve nga Ekuadori, fusnin në Gjermani kokainë, aktiviteti i cili zgjati deri në prill 2018.
Pikërisht në këtë periudhë në Hamburg, u zbulua trafikimi i 1.8 ton kokainë e vlerë mbi 400 milionë euro.
Pjesë e këtij grupi është edhe Emiljano Hysenaj dhe Edlir Hysenaj, të cilive OFL i’u kërkoi pak ditë më parë që të provonin pasurinë.
Pjesëtarët e bandës rezultonin se udhëtonin nga Shqipëria për të tërhequr drogën nga magazinat e kompanisë ‘Greenyard’.
Pas kësaj ata ktheheshin sërish në Shqipëri për t’i shpëtuar policisë, taktikë të cilën e kishin përdorur disa herë. /a.y