75 Mall Live Search
19:54 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kryeministri Kurti emëron një zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Imri Demelezi, Zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Këtë e ka konfirmuar Zyra për Komunikim e Kryeministrit, transmeton Indeksonline.

Demelezi është nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit.

Gjatë ditës së sotshme, kryeministri Kurti emëroi Taulant Kryeziun si zëvendësministër në Ministrinë e Integrimeve Evropiane. /Indeksonline/