75 Mall Live Search
09:00 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Iku nga burgu i Smrekonicës në gusht, Policia e Kosovës e arrestoi mbrëmë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:20 pas letër rreshtimit të lëshuar nga SHKK-ja, për të larguarin nga QK Smrekonicë, S.D, Policia e Kosovës ka arrestuar atë.

“S.D. më 28.08.2019 ishte larguar nga QK- Smrekonicë, ku po mbante dënimin për veprën penale, kontrabandë me imigrant”, thuhet në njoftimin e shtypit, transmeton Indeksonline.

Ai pas arrestimit nga Policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q K – Smrekonicë për të vazhduar mbetjen e dënimit./Indeksonline/