Flamuri i Kosovës dhe ai kombëtar, vendosen në vendin ku pritet të deklarohen Kurti e Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Tiranë.
Qeveria e Shqipërisë ka organizuar ceremoninë shtetërore për pritjen e Kurtit, i cili po realizon vizitën e tij të parë zyrtare.
Pas takimit të Kurtit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, pritet që dyshja të zhvillojnë edhe një konferencë për media.

Në hollin ku edhe po presin mediat për deklarimin e dyshes tashmë janë bërë përgatitjet e nevojshme, raporton Indeksonline. Aty janë vendosur dy flamujt, flamuri kombëtarë dhe ai i Kosovës.
Duhet përkujtuar se Lëvizja Vetëvendosje është e njohur për qëndrimet e saj sa i përket flamurit të Kosovës dhe atij kombëtar, por tashmë që kjo parti është e para në vend dhe lideri i saj është kryeministër i Kosovës dhe gjërat veçse kanë ndryshuar./Indeksonline/