Shengeni ballkanik: Kurti përgjigjet shkurt, ja ç’thotë kryeministri Rama

Kryeministri Edi rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti u pyetën edhe Shengenin ballkanik.
“Është takimi i parë, kemi tema që do t’i trajtojmë në vazhdim, por kjo ishte një temë që e diskutuam shkurtimisht”, tha Kurti.
Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh: “S’ka makroshegen shqiptar pa Minishengen ballkanik. Edhe për shkak të gjatësisë s’jam i prirur për gjëra mini. Është i lidhur ngushtësisht.
Nëse jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, na hapet rruga që eshtë e mbyllur prej të gjitha viteve për një hapësirë të përbashkët midis dy shteteve. Sot është vetëm në dorën tonë, këtë rezistencë unë e kam thyer. Askush as Serbia e as vendet e tjera s’na thonë dot se po bëjmë Shqipërinë e madhe”, deklaroi Rama.