Ja sesi të ndiqni live prezantimin e “Galaxy” S20-s
Ditën e sotme “Samsungu” do të organizojë aktivitetin Unpacked në San Francisco ku pritet prezantimi i “Galaxy S20”-s dhe “Galaxy Z Flip”.
Aktiviteti do të mbahet thuajse një javë pasi “Motorola Razr” doli në shitje dhe e përmendim këtë fakt se “Galaxy Z Flip”-i, do të ketë një disenj të ngjashëm.
Ky i fundit vjen për të pasuar telefonin me palosje të vitit të kaluar “Galaxy Fold”.
Si mund ta shoh aktivitetin live?
“Samsungu”. do të transmetojë aktivitetin në uebsajt, i cili nisi në 18:00 me orën tonë lokale.
Spekulimet rreth smartfonit janë shtuar ditët e fundit. Tre telefonë “Galaxy S20”, do të zëvendësojnë emërtimin “Galaxy S11”. Shtesa më e madhe është 5G me ekranin OLED 120Hz dhe një kamër të re 108-megapiksel.
Po në këtë aktivitet “Samsungu” do të prezantojë telefonin me ekran me palosje në formën e një guacke. Kufjet “Galaxy Buds Plus” dhe “Galaxy Watch 2”, do të kenë një hapësirë të rezervuar.