Komuna e Rahovecit e “blindon” zonën VIP, i rezervon të gjitha ulëset

Sonte fillon Final 8 e Kupës së Kosovës në Basketboll që do të zhvillohet në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec.
Zyrtarët komunal të Rahovecit si duket janë shumë të pasionuar pas basketbollit.
Komuna ka rezervuar të gjitha ulëset e Zonës VIP për këtë turne të basketbollit të Kosovës.
Sonte zhvillohen tri ndeshje, ku dy nga to janë nga Superliga. /IndeksOnline/