Ish-sulmuesi i Juventusit: As Nesta, Maldini dhe Cannavaro nuk mund ta ndalin Lukakun

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Italisë, Simone Pepe i ka thurur elozhe sulmuesit të Interit Romelu Lukaku.
Belgu ka shkëlqyer këtë sezon me 21 gola në 30 ndeshje në të gjithë kompeticionet me fanellën zikaltër.
“Ai po bën shumë mirë dhe po shoh shumë gjëra pozitive. Ai është kërkuar nga Conte dhe është në qendër të projektit të Interit. As Nesta, Maldini dhe Cannavaro nuk do ta markonin dot,” shprehet Pepe në emisionin Tiki Taka.
Lukaku shënoi edhe në ndeshjen e fundit, në derbin kundër Milanit në fundjavë. /IndeksOnline/