75 Mall Live Search
21:16 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Përplasje në Rahovec, tifozët futën në parket dhe ndalojnë lojën

Për disa minuta është ndërprerë ndeshja çerekfinale e Kupës së Kosovës në Basketboll në mes të Rahovecit dhe Trepçës.

Disa tifozë janë futur në parket ku gjyqtarët kanë ndërprerë ndeshjen.

Kjo nuk është hera e parë që gjatë kësaj sfide janë shfaqur probleme dhe është ndërprerë ndeshja.

Për shkak të sjelljeve josportive dhe hudhjes së gjësendeve të rrezikshme në parket, Policia zbraz tribunën veriore, aty ku ishin të pozicionuar tifozët e Trepçës. /IndeksOnline/