75 Mall Live Search
23:06 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Juventusi e ka emrin e transferimit të parë gjatë verës, me parametra zero

Layvin Kurzawa ishte shumë pranë kalimit te Juventus në merkaton e janarit, si pjesë e marrëveshjes që do të çonte në Paris, Mattia De Sciglion.

Megjithatë në momentin e fundit drejtuesit e klubit bardhezi ndryshuan mendje dhe nuk dëshironin që një shkëmbim i tillë të kryhej.

Megjithatë mundësitë për kalimin e mbrojtësit francez në Torino tashmë duken edhe më të mëdha, pasi Kurzawas i përfundon kontrata në qershor dhe në rast se ai nuk rinovon me PSG, mund të largohet me kosto zero.

Diçka e tillë duket se shtyn edhe drejtuesit e Juventusit të bindin lojtarin që të nënshkruajë me ata në përfundim të sezonit.