Pas 50 Cent-it, Tayna tek ish-i dashuri i Kylie Jenner

Tayna këto ditë ka udhëtuar drejt Londrës, ku përveç angazhimeve profesionale po e shijon edhe jetën e natës.
Reperja e njohur mbrëmë, së bashku me disa mikesha të saj janë argëtuar në një nga klubet e natës atje ku po performonte reperi i njohur amerikan, Travis Scott, shkruan Indeksonline.

Tayna ka publikuar disa pamje nga performanca e ish-të dashurit të Kylie Jenner.

Ndryshe, Tayna së fundi publikoi bashkëpunimin me reperin Mozzik “Lakmitare”, e cila u prit mirë nga adhuruesit e dy artistëve dhe deri tashti marrë mbi 13 milionë shikime./Indeksonline/
