75 Mall Live Search
08:57 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Qeveria “Kurti” nis, sot, shfuqizimin e një vendimi të Haradinajt

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete.

Kjo është pika e 1 e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të qeverisë “Kurti”, që do të mbahet sot nga ora 10:00.

Qeveria e kaluar, në vendimin e 20 dhjetorit 2017,  kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1.500 euro paga i ishte bërë 2.950 euro.

Ndërsa, nuk dihet nëse ky vendim do të ulë edhe pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.