75 Mall Live Search
10:03 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mblidhet qeveria “Kurti”, ky është rendi i ditës

Qeveria e Kosovës, do ta mbajë mbledhjen e parë të rregullt sot në orën 10:00.

IndeksOnline, ka siguruar dokumentin ku tregohet se për çfarë do të diskujtojnë në mbledhjen e dytë të qeverisë “Kurti”.

Pikat e para të mbledhjes së sotme të Qeverisë kanë të bëjnë me shfuqizimin e disa vendimeve të marra nga qeveria “Haradinaj”.

Qeveria “Kurti” pritet ta shfuqizojë edhe vendimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar, ku pagat e kryeministrit dhe ajo e ministrave do të kthehen të jenë ato që kanë qenë para se Haradinaj t’i rriste ato./IndeksOnline/