“Kujtimi më i bukur”, bashkëshortja e Justin Bieberit sjell imazhe të reja nga dasma

Çifti i njohur Justin dhe Hailey Bieber organizuan ceremoninë e dytë të martesës në shtator të vitit të kaluar, ku morën pjesë të afërmit dhe miqtë e tyre.
Dasma e tyre ishte mjaft e komentuar dhe vazhdon të jetë edhe sot, kjo edhe për faktin se mids shumë të të ftuarve kishte edhe emra të njohur si Kylie dhe Kendall Jenneri, shkruan Indeksonline.

Hailey ka sjell në memorie dasmën e saj me këngëtarin e njohur përmes disa fotografie të reja të publikuara, në Instagram.

“Më erdhën disa fotografi të reja nga dasma, kujtimi më i bukur”, ka shkruar 23-vjeçarja sipër fotove bardhë e zi ku shihet në përqafim të këngëtarit 25-vjeçar.

Kujtojmë se Justin dhe Hailey u kurorëzuan në shtator të vitit 2018, ndërsa një vit më vonë, në shtator 2019, dyshja organizoi ceremoninë e martesës./Indeksonline/
