Rita Ora merr një dhuratë speciale, nga Bebe Rexha

Përveç që kanë “pushtuar” tregun e muzikës botërore, ato asnjëherë nuk e kanë harruar se nga vijnë.
Madje këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë raporte të shkëlqyera, shkruan Indeksonline.

Të dyja artistët shpesh herë kanë imazhe të ndryshme në mediat sociale ku shihen së bashku, por ato nuk i kursejnë as dhuratat për njëra-tjetrën.
Këtë herë ishte Bebe Rexha ajo që i ka dhuruar një buqetë me trëndafila këngëtares 29-vjeçare.

“Faleminderit Bebe, të dua”, ka shkruar Rita sipër postimit.
Ndryshe, përveç me Ritën, Bebe shoqërohet edhe me artisten tjetër shqiptare, Dua Lipa./Indeksonline/
