75 Mall Live Search
16:16 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ambasadori Kosnett takon Konjufcën, diskutohet avancimi i diplomacisë së Kosovës

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka takuar sot ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca.

Gjatë këtij takimi Kosnett dhe Konjufca diskutuan për thellimin e partneritit global në mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu dyshja diskutuan për avancimin e diplomacisë së Kosovës dhe sigurimin e integrimit-euroatlantik të Kosovës./Indeksonline/