75 Mall Live Search
16:24 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kjo është gjendja e 10 mijë luftëtarëve të ISIS-it në burgje

Në verilindje të Sirisë, në burgjet dhe kampet e përqendrimit po qëndrojnë mijëra burra, gra dhe fëmijë. Ata janë lënë në harresë, gati një vit pas rënies së Shtetit Islamik, për të cilin “dhanë” shpirtin.

Zona përreth qytetit Qamilisht kontrollohet kryesisht nga luftëtarët kurdë, të cilët ndihmuan në mposhtjen e grupit militant islamik.

Që prej asaj kohe, ata janë futur në një “xhep” të vogël të Sirisë ku kontrollohen nga forcat e udhëhequra nga Turqia. Ata konsiderohen një rrezik i madh për sigurinë botërore.

Militantët e ISIS sot po vuajnë burgjeve, pa ushqim dhe në kushte të mjeruara. Masakrat e tyre ndaj njerëzve kanë qenë të shumta dhe zor se mund të harrohen.