Kryeministri Kurti takon Ambasadoren e Francës, Marie Christine Butel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadoren e Republikës së Francës, Marie Christine Butel.
Në një takim miqësor, Ambasadorja Butel e uroi Kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe me këtë rast ia dorëzoi urimin e Presidentit francez, Emmanuel Macron.
Kryeministri Kurti nga ana e tij e njoftoi Ambasadoren për hapat e parë të Qeverisë së tij, duke e njoftuar edhe me prioritetet kryesore të programit qeverisës, si luftimin e krimit dhe korrupsionit, gjenerimin e vendeve të punës, reformat në arsim, përmirësimin e kushteve në institucione shëndetësore, transmeton Indeksonline.
Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin bilateral Kosovë – Francë, sidomos në përmirësimin e politikave në mbrojtje të ambientit, për çka Ambasadorja Butel shfaqi interes të posaçëm./Indeksonline/