75 Mall Live Search
08:34 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Sonte, luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Sonte zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në Basketboll.

Ndeshja e parë luhet nga ora 16:30 midis Bashkimit nga Prizreni dhe Yllit nga Suhareka, shkruan Indeksonline.

Ndërsa ndeshja e dytë dhe më interesantja luhet nga ora 19:00 midis Rahovecit dhe Pejës.

Fituesit e këtyre sfidave ndeshen të shtunën në finalen e madhe. /IndeksOnline/