75 Mall Live Search
09:18 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Konjufca s’mori vendim për reduktim të stafit në ambasada, dikush i hapi llogari të rreme në Twitter

Mëngjesin e sotëm shumë media shpërndanë lajmin se ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, mori vendimin që të reduktojë stafin e nëpunësve të ambasadave dhe konsullatave.

Duke iu referuar një statusi të shkruar në rrjetin social Twitter thuhet se Konjufca nënshkroi udhëzimin administrativ për reduktimin e nëpunësve të ambasadave dhe konsullatave.

Indeksonline, ka kontaktuar zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë bërë të ditur se ky lajm nuk është i vërtetë dhe se ky profil në Twitter është “fake”.

Kjo është hera e dytë që brenda pak ditëve, mediat raportojnë në emër të Konjufcës, duke iu referuar një profili të rremë në Twitter, i cili nuk është nën menaxhimin e tij./Indeksonline/