Hamza i PDK-së i thotë Osmanit: Keq e ke nis, ndrysho!

Shefi i Grupit paralamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, gjatë seancës plenare duke diskutuar për zvogëlimin e komisioneve parlamentare, i ka thënë Kryetarës së Kuvendit, Vjosa Osmanit që keq e ka filluar punën.
Hamza i është drejtuar Osmanit që të ndryshoj, pasi që keq ka filluar punën si kryeparlamentare, shkruan IndeksOnline.
“Keq e ke nis, ndrro Nuk mundesh kështu me këtë arrogancë se nuk të qon kërkund.
Jeni zgjedh për herë të parë pa prezencën e opozitës. Ju e keni përjashtuar opozitën nga seanca për mos përputhjen e thirrjes së seancës. E ke zgjedh këtë rrugë për tu zgjedhur kryetare edhe me votat e Listës Srpska. Votat e kësaj partie kanë qenë përcaktuese për zgjedhjen e juve, prej kësaj, je e detyruar për të respektuar ligjin, ke filluar me veprime jo të duhura”, ka thënë ai.
Ai këto komente i bëri për shkak që kryeparlamentarja Osmani i ndërpreu fjalën Hamzës duke i thënë që të diskutoj vetëm për pikat e rendit të ditës në Kuvend./IndeksOnline/