Almeda Abazi e lumtur, sot feston 3 vjetorin e martesës

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, njihet për bukurinë e saj, për të cilën u kurorëzua në tre gara të bukurisë ku mori pjesë.
Ajo në vitin 2008 ishte zgjedhur: “Miss Tirana”, “Miss Albania” dhe “Miss Globe Universe”, shkruan Indeksonline.
Almeda shkollimin e kreu në Turqi, ku edhe u vendos për të vazhduar jetën e saj profesionale.
Madje atje ajo e ka gjetur edhe dashurinë e saj të jetës, aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman, me të cilin tanimë ka një djalë.
Së fundmi Almeda ka bërë të ditur se sot e feston 3 vjetorin e martesës me aktorin.

“Urime përvjetori ynë i tretë i martesës, dashuria ime”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e një fotografie që e ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram. /Indeksonline/