Largohet fotografia e Hashim Thaçit nga salla e Kuvendit

Në fillim të seancës plenare të Kuvendit, seanca e parë e udhëhequr nga kryeparlamentarja, Vjosa Omsani, i është vendos mbrapa saj fotografia e presidentit Thaçi, shkruan IndeksOnline.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e vendosi fotografinë e presidentit Hashim Thaçi në shenjë pakënaqësie, pasiqë Osmani e ka zhvendosur fotografinë e Thaçit në zyre.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit fotografia e presidentit Thaçi nuk do të jetë prezent pasi që e njëjta është larguar nga vendi ku ishte./IndeksOnline/
