Ramadani: Informacionet nga “dritarja që flet” vazhdojnë të na informojnë për botën

Deputeti i VV-së, njeherësh nënkryetar i komisionit per media, Valon Ramadani tha se informacionet e transmetuara nga radio, nga “dritarja që flet” vazhdojnë të na informojnë për botën dhe se intensiteti i zvogëluar i dëgjimit fare nuk ia ka tundur qëllimin – promovim kudo e sa më të gjerë të lajmit real.
Më tutje ai tha se radio ka dhënë kontribut të rëndësishëm në luftimin e suksesshëm të territ informativ ndër periudha posaçërisht të vështira, sidomos në luftëra kur ishte e vetmja “dritare” nëpër të cilën depërtonte informacioni.
Postimi i plotë:
“Dritarja që flet”
Informacionet e transmetuara nga radio, nga “dritarja që flet” vazhdojnë të na informojnë për botën. Intensiteti i zvogëluar i dëgjimit fare nuk ia ka tundur qëllimin – promovim kudo e sa më të gjerë të lajmit real.
Më 13 shkurt 1946 Kombet e Bashkuara themeluan Radion zyrtare e nga e njejta datë në vitin 2012 kur kjo ditë u shënua për herë të parë u shndërrua në “festë të përvitshme”. Kësisoj, në këtë ditë të saj, çmojmë kontributin e rëndësishëm që radio ka dhënë në luftimin e suksesshëm të territ informativ ndër periudha posaçërisht të vështira, sidomos në luftëra kur ishte e vetmja “dritare” nëpër të cilën depërtonte informacioni./Indeksonline/