75 Mall Live Search
23:26 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Universiteti i Prishtinës fillon transmetimin e parë nga “RadioUP”

Shënimi i 50 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës u shoqërua edhe më një hap shumë me rëndësi për këtë Universitet.

Sot në një ceremoni të mbajtur në Fakultetin e Filologjisë u inaugurua radio e këtij Universiteti e quajtur “RadioUP”, shkruan IndeksOnline.

Në këtë transmetim i cili ishte i pari nga kjo radio, një fjalim mbajti edhe rektori i UP-së Marjan Dema, i cili u shpreh entuziast për hapjen e këtij kanali të ri të komunikimit.

Po ashtu në këtë transmetim foli edhe shefi i Departamentit të Gazetarisë, profesori Milazim Krasniqi i cili tha që kjo radio do të jetë në shërbim të Universitetit, studentëve dhe qytetarëve të vendit tonë.

Një nga më meritorët për krijimin e kësaj radio është edhe profesori i Departamentit të Gazetarisë, Alban Zeneli e i cili u falënderua nga të pranishmit për kontributin e dhënë ndërsa ky edicion u moderua nga studentja e gazetarisë, Flaka Zogu.

Radio u inaugurua me rastin e 50 vjetorit te UP-së dhe Ditës Ndërkombëtare të Radios./Indeksonline/.

Fotografia e Universiteti i Prishtinës
Fotografia e Universiteti i Prishtinës
Fotografia e Universiteti i Prishtinës
Fotografia e Universiteti i Prishtinës
Fotografia e Universiteti i Prishtinës
Fotografia e Universiteti i Prishtinës