75 Mall Live Search
12:15 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Të martën tërhiqet shorti për gjysmëfinalet e Kupës

Tërheqja e shorti për çiftet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës do të bëhet të martën më 18 shkurt, në orën 12:00, në selinë e FFK-së.

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drenica dhe Feronikeli.

Në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje.

Ndeshjet e para luhen më 8 prill, derisa ato të kthimit më 22 prill.