75 Mall Live Search
15:50 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Barcelona po ‘vuan’ për një sulmues, fillon kërkimet për një të tillë

Me Luis Suarezin e lënduar kurse së fundmi edhe me Ousmane Dembelen skuadra spanjolle, Barcelona nuk i ka punët mirë sa i përket sulmuesëve.

Barcelona e kishte si synim transferimin e Aubameyang mirëpo skuadra angleze nuk donte ta lejonte futbollistin të largohej, transmeton IndeksOnline.

Kurse tani pasi ndodhën këto lëndime skuadra katalunase është e fokusuar në transferimin e futbollistit të Real Betis, Loren Moron i cili kohë më parë kishte punuar nën drejtimin e Setien.

Po ashtu futbollist tjetër i cili synohet nga Barcelona është braziliani, Ëillian Jose e i cili është duke u kërkuar edhe nga Tottenham.

Andaj sipas raportimeve për këto arsye Setien e ka ftuar në skuadër edhe futbollistin shqiptar Rey Manaj./IndeksOnline/.