Kurti konfirmon vendosjen e reciprocitetit: Nuk është hakmarrje, por barazi karshi diskriminimit

Në një intervistë ekskluzive për IndeksOnline, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth takimit në Konferencën e Sigurisë në Mynih, urimet e Macron për zgjedhjen e tij kryeministër dhe vendosjen e parimeve të reciprocitetit.
Kurti thotë se i qëndron pas vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë, dhe se qëllimi i saj nuk ka të bëjë me hakmarrje apo inat, por për barazi.
Në pyetjen se a ka pasur takim sërish me ambasadorin Grenell, Kurti tha se nuk ka pasur takim me të, duke shtuar se është në kontakt të vazhdueshëm me Grenell.
“Unë e falënderoj shumë Presidentin francez, Emmanuel Macron, për urimet e përzemërta për mua si kryeministër i ri i Kosovë”.
“Ne padyshim se atë që e kemi thënë gjatë dhe pas fushatës do ta zbatojmë, e kjo është vendosja e parimit të reciprocitetet ndaj Serbisë – jo si hakmarrje, por për shkak se ndjehemi të diskriminuar dhe duam barazi”.
“Nuk kam pasur kësaj radhe me takime me ambasadorin Grenell. Këtu kam takime bilaterale të aranzhuara më herët, por jam në kontakt me Grenell, të cilin e kam takuar dy herë me herët”. deklaroi Kurti. /IndeksOnline/