Shqetësuese, Antarktiku shënon temperaturë rekord

Antarktiku ka shënuar rekord në temperaturë, duke kaluar 20 celsius për herë të parë.
Studiuesit regjistruan një temperatur 20.75 në ishull për të parën herë.
Shkencëtari brazilian, Carlos Schaefer tha se kurrë nuk kanë parë një temperaturë kaq të lartë në Antarktik.
Por, ai tha se temperatura e regjistruar më 9 shkurt, nuk zgjati shumë.
Sipas Organizatës Meteorologjike Botërore (OMO), temperaturat në Gadishullin Antarktik janë rritur me gati 3C gjatë 50 viteve të fundit, dhe se rreth 87% e akullnajave përgjatë bregdetit të saj perëndimor janë “tërhequr” në atë kohë, transmeton Indeksonline.
Gjatë 12 viteve të fundit, akullnajat kanë treguar një “tërheqje të përshpejtuar”, shton kjo organizatë.
Muaji i kaluar ishte gjithashtu Janari më i ngrohtë i Antarktidës./Indeksonline/