75 Mall Live Search
22:16 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shtëpia e Kulturës në Viti – përdhesa e shkatërruar!

Ndonëse në tetor të vitit 2017 kishin filluar punimet për renovimin e shtëpisë së Kulturës në Viti, tani gjendja brenda objektit është e mjerueshme, shkruan IndeksOnline.

Me këto riparime, në Shtëpinë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, parashihej funksionalizohet ngrohja, fasadimi i brendshëm dhe i jashtëm, si dhe riparime të ndryshme që do të ndryshojnë dukjen e tërësishme të objektit.

Në disa fotografi që ka dërguar një lexues në adresë të IndeksOnline shihet se ky objekt është dëmtuar kogja shumë, për kohë të shkurtër.

Ai madje thotë, për IndeksOnline, se të miturit e kësaj komune e shfrytëzojnë në hyrje dytësore që të kenë qasje në bodrumin e Shtëpisë së Kulturës, ku e shfrytëzojnë që të dijnë cigare.

Ai tha se në në temepatura të ulëta me shi, hapësira e arkivës mbushet me ujë.

Madje në pjesën ku është e dedikuar për Arkivin e këtij institucioni shihet se muret janë shkatërruar./IndeksOnline/