75 Mall Live Search
13:37 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pamje/Kur Kadri Veseli iu thoshte bashkëluftëtarëve që kanë për qëllim Pavarësinë e Kosovës

Sot çdo kosovar e shqiptar është zgjuar me krenari dhe me gëzim.

Sot, gjithandej po valon flamuri i shtetit të Kosovës, përkrah atij kombëtar.

Sot, kosovarët festojnë 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Në këtë ditë më shumë se asnjëherë kujtohet sakrifica e të gjithë atyre që falën gjënë më të shtrenjtë, jetën, shkruan Indeksonline.

Derisa nuk harrohet edhe kontributi i djemve e vajzave që rrokën armët për të gëzuar brezat e ardhshëm lirinë e pavarësinë.

Një nga ta ishte edhe Kadri Veseli, ish-kryetari i Parlamentit, tash kryetar i PDK-së.

Ndërsa, kjo video tregon edhe guximin dhe etjen e tij për pavarësi.

“Kemi vetëm një qëllim të vetëm, Pavarësinë e Republikës së Kosovës”, dëgjohet Veseli duke thënë para bashkëluftëtarëve të tij, një sekuencë të shkurtë e realizuar më 10.06.1999./Ideksonline