75 Mall Live Search
19:51 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vdes DJ i njohur britanik, në moshën 56 vjeçare

Andrew Weatherall, një nga DJ dhe prodhuesit e muzikës më të respektuar në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur në moshën 56 vjeç.

Weatherall vdiq në spital të hënën në mëngjes, konfirmoi zëdhënësi i tij. Shkaku i vdekjes ishte një emboli pulmonare.

“Ai po trajtohej në spital, por fatkeqësisht mpiksja e gjakut arriti në zemrën e tij. Vdekja e tij ishte e shpejtë dhe paqësore”, thuhet në një deklaratë .

“Familja dhe miqtë e tij janë shumë të pikëlluar nga vdekja e tij.”

Muzikanti filloi karrierën e tij duke kënduar me bende post-punk në qendrën e tij lokale të arteve – por fillojë punën si DJ në fund të viteve 1980./Indeksonline/