75 Mall Live Search
18:50 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Nga Kosova, në të gjithë botën”, dedikimi i Dua Lipës për 12 vjetorin e Pavarësisë

Dua Lipa ka qenë në mesin e shumë figurave që ka uruar për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Më herët gjatë ditës ylli kosovar me famë botërore uroj për Pavarësinë në gjuhën shqipe duke shkruar “një komb, një flamur” sipër flamurit të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa Dua nuk u ndal me kaq.

Në një tjetër postim, Dua ka ndarë një fotografi që u publikua nga një faqe e adhuruesve të saj, teksa shihet një imazh i edituar i këngëtares me flamurin e Kosovës.

“Nga Kosova, në të gjithë botë, urime dita e Pavarësisë, ju dua” shkruan në mbishkrimin e postimit./Indeksonline/