Çifti i sapomartuar shkatërron “Lamborghinin” e marrë me qera për dasmën e tyre!

Padyshin secili çift ëndërron që dasma e tyre të shkojë si mos më mirë, kjo për faktin që kjo ditë e veçantë do mbahet mend përjetë.
Kështu, një çift për ditën e martesës kanë marrë me çera një veturë të tipit “Lamborghini”, por e cila aksidentalisht u përplas me një makinë të tipit Golf 4 derisa ishte e parkuar, transmeton Indeksonline.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Bradford të Anglisë natën që shkoi.
Sipas oficerëve policor, makina e marrë me qera kaloi kufirin e shpejtësisë së lejuar.
Një burrë 25-vjeçar pësoi lëndime në kokë dhe mbetet në “Leeds General Infirmary” ndërsa pasagjerja e tij femër, 25 vjeç, pësoi lëndime të lehta.
Shoferi i makinës VË Golf pësoi lëndime të lehta.
Shërbimet e urgjencës, përfshirë mjekët dhe ambulancat, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe oficerët vrapuan në këmbë për të ofruar ndihmën e parë pas përplasjes.
Në Bradford pati 8000 përplasje gjatë 12 muajve, mesatarisht 22 çdo ditë midis gushtit 2017 dhe 2018, sipas shifrave të Policisë së Ëest Yorkshire./Indeksonline/