Victoria Beckham, vazhdon të shkëlqej me pamjen

Është e njohur në të gjithë botën si dizajnere e modës dhe si këngëtare, që në vitet e 90-ta ishte pjesë e pop grupit Spice Girls.
Victoria Beckham, gjithashtu njihet edhe si gruaja e futbollistit legjendar David Beckham, me të cilin janë të martuar tash e shumë vite, shkruan Indeksonline.
Ata madje janë një ndër çiftet më të dashura dhe më të përfolura në tërë botën, madje shumë të vlerësuar për lidhjen e tyre të gjatë më shumë se 20 vjeçare.

45-vjeçarja, vazhdon të gëzoj forma të mira trupore si dhe bukuria e saj nuk është venitur fare.
Përkundër viteve, në fotografinë e fundit ajo e ka dëshmuar së vazhdon të jetë një femër atraktive që nuk ka humbur aspak nga shkëlqimi i dikurshëm. /Indeksonline/