Pique reagon ndaj gazetarit që i doli në mbrojtje Bartomeut
Barcelona së fundmi po përjeton një skandal të vërtetë, pas lajmeve të raportuara nga Cardena Ser se presidenti Bartomeu prej dy vitesh kishte punësuar një kompani influencuese në rrjetet sociale për të dalë kundër figurave si Messi, Pique, Xavi apo Laporta e Guardiola.
Pavarësisht se klubi katalanas dhe vetë presidenti i mohuan këto lajme, ditën e sotme Gerard Pique konfirmon gjithnjë e më shumë përçarjen që ka ndodhur te Barça.
Në një postim të një gazetari të Mundo Deportivo, i cili mbështet presidentin Bartomeu dhe thotë që po sulmohet Barcelona, Pique i ka kthyer përgjigje duke thënë: “Kukull!”.
Një reagim i qartë nga mbrojtësi, që e quan kukull të presidentit Bartomeu gazetarin.
Hace muchos años q conozco el entorno del Barça y la idiosincrasia del socio/a culé y afortunadamente cada vez es menos manipulable y más inetligente y sabe identificar perfectamente quién quiere llegar al Barça para utilizarlo por sus inteseses mediáticos,políticos y económicos.
— Marçal Lorente ? (@Marsallorente) February 18, 2020