75 Mall Live Search
20:02 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Hoti: Në ditët në vijim do të analizohen raportet e audimit dhe performanca e të gjitha ndërmarrjeve publike

Zëvendëskryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se sot ishte vetëm fillimi.

Duke komentuar vendimet e sotme të qeverisë, Hoti tha se në ditët në vazhdim do të analizohen raportet e auditimit dhe performancës për të gjitha ndërmarrët publike, transmeton Indeksonline.

Zv/kryeministri Hoti shtoi se duhet shpëtuar nga falimentimi këto ndërmarrje publike.

Ndryshe Qeveria Kurti mori sot disa vendime radhazi, ndër to shkarkimin e bordit të Telekomit.

Postimi i plotë:

Sot ishte vetem fillimi. Sot Qeveria ka shkarkuar Bordin e Telekomit. Ne ditet ne vijim do te analizojme raportet e auditimit dhe performances te te gjitha ndermarrjeve publike dhe do te marrim vendimet meritore lidhur me bordet e tyre. Duhet te shpetojme nga falimentimi keto nderrmarrje.