Kimi afrohet ta puthë, Kanye West e injoron në publik
Kim Kardashian dhe Kanye West ndoqën
nga afër ndeshjen e “NBA All Star Game” dhe si në çdo ndeshje në
ekran u përcoll e gjithë ngjarja.
Kim dhe Kanye ishin ulur në rreshtin e parë dhe sigurisht që kamera i kapte
vazhdimisht. Por një moment i sikletshëm mes çiftit po bën xhiron e
rrjetit.
Kur kamera u përqëndrua tek ta, Kim e
vuri re dhe iu drejtua bashkëshortit për t’i dhuruar një puthje.
Mirëpo Kanye e injoroi puthjen e saj. Kim në video shfaqet paksa e shtangur nga
ky veprim i bashkëshortit dhe ia ka ngulur sytë me dyshim.
Si për ta kaluar situatën Kim afrohet dhe e puth Kanyen e më pas shfaqet e buzëqeshur tek kamera.