Teatri Dodona sonte jep shfaqjen “Harroje Hollivudin”
Teatri Dodona, në Prishtinë, sonte nga ora 19:30 jep komedinë “Harroje Hollivudin”.
Këtë e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e Teatrit, në llogarinë e tyre në Facebook, shkruan Indeksonline.
Më poshtë mund ta shihni postimin e plotë:
SONTE, PREJ ORËS 19:30
HARROJE HOLIVUDIN
Komedi
nga: Miro Gavran
regjia: Faik Gashi
luajnë: Hazir Haziri & Besar Zahiti
dizajni i skenës dhe i kostumeve: Zeni Ballazhi
pllakati: Rrezeart Galica
dizajni i dritave: Skender Latifi
mjeshtër të skenës: Fadil Bekteshi, Bedri Maloku, Albert Gashi
Methju ka një ëndërr të vetme në jetë, për tu bërë aktor, ai pas disa dështimeve për t’u pranuar në akademi, gjen adresën e profesorit Gabriel dhe e lutë që ta përgatisë për provimin pranues. Gjatë përgatitjeve në kurs, ëndërra e tij vihet në dilemë të madhe. Edhe pas përgatitjes me një profesionist, nuk pranohet, por kësaj radhe I buzëqeshë fati, arrin ta fitojë audicionin për rol kryesor në një produksion Holivudi!
Mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe Komuna e Prishtinës
Për rezervime mund të thirrni në 038 230 623 çdo ditë pune, prej orës 10:00 deri 16:00!