Bylbyl Sokoli flet për kalimin te Ferizaji, kjo është e vërteta

Bylbyl Sokoli është kandidati kryesor për të marr frenat e Ferizajit për pjesën e mbetur të sezonit pas largimit të Bekim Isufit.
Trajneri prishtinas është në bisedime me klubin megjithatë ende nuk ka ndonjë marrëveshje.
Sokoli për Indeksonline i ka konfirmuar bisedimet me Ferizajin derisa e ka mohuar të ketë arritur ndonjë marrëveshje.
“Po, kam biseduar me drejtuesit e Ferizajit, mirëpo nuk ka asnjë marrëveshje deri më tani“, ka thënë Sokoli.
Trajneri i mirënjohur ka qenë edhe më herët pjesë e Ferizajit, derisa së fundi ka qenë trajner i Flamurtarit dhe Prishtinës. /IndeksOnline/