15:42 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Operacion i gjerë kundër krimeve kibernetike, tre persona nën pranga

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në një operacion të gjerë që është zhvilluar në Gjakovë dhe Fushë Kosovë.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se disa pajisje elektronike janë sekuestruara dhe të njëjtat do të shërbejnë si provë materiale ndaj të dyshuarve.

Në operacion kanë qenë të kyçur pjesëtarët e njësitit kundër krimeve kibernetike. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit./IndeksOnline/