Gjiko urim të veçantë për ditëlindjen e parë të Zërit

Gjiko dhe Elita Rudi sot kanë pasur një ditë të veçantë, kjo pasi djali i tyre i vetëm, Zëri ka mbushur 1 vit.
Çifti i njohur këtë ditë e festuan poashtu në një mënyrë të veçantë duke organizuar aheng për ditëlindjen e parë të vogëlushit të tyre, shkruan Indeksonline.

Ishin vet ata që publikuan fotografi nga festa e ditëlindjes, e cila ishte e mirë-organizuar, ndërsa ata të tre dukeshin të lumtur dhe për mrekulli pranë njëri-tjetrit.
Me një foto të shkëputur nga festa, Gjiko ka uruar djalin e tij edhe përmes Instagramit.

“Urime ditëlindjen Zëri Gjikolli edhe 100 tjera, babi e mami shume te dojn”, ka shkruar Gjiko në urimin e tij për Zërin./Indeksonline/