10:41 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Njohja nga Xhamajka, vjen reagimi i presidencës

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është deklaruar për IndeksOnline në lidhje me njohjen nga shtetit i Xhamajkës, ani pse nga ky vend thonë se ende nuk ka njohje.

Sipas përgjigjes që vjen nga zyra e presidentit thuhet se mbrëmë zyrtarisht Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka njoftuar për njohjen nga shteti i Xhamajkës.

Madje sipas zyrës së presidentit, të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Twitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet për IndeksOnline në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës./IndeksOnline/