09:48 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Sanders paralajmëron Putinin: Qëndro jashtë zgjedhjeve në ShBA

Senatori Bernie Sanders ka dënuar Rusinë për përpjekjet e raportuara për të ndihmuar fushatën e tij, duke i thënë asaj “të qëndrojë jashtë zgjedhjeve amerikane”.

Sanders tha të Premten që zyrtarët amerikanë i kishin thënë atij muajin e kaluar për përpjekjet ruse për të ndihmuar fushatën e tij.

Duke folur në Bakersfield, California, Z. Sanders tha se nuk ishte e qartë se si Rusia synonte të ndërhynte.

Por senatori i Vermont, 78 vjeç, tha që kundërshtoi me forcë çdo përpjekje për ta bërë këtë.

Ai e dënoi Presidentin rus Vladimir Putin si një “autokrat”, qeveria e të cilit “ka përdorur propagandën e internetit për të mbjellë ndarje në vendin tonë”.

“Le të jemi të qartë, rusët duan të dëmtojnë demokracinë Amerikane duke na përçarë dhe ndryshe nga presidenti aktual, unë qëndroj fort kundër përpjekjeve të tyre dhe çdo fuqie tjetër të huaj që dëshiron të ndërhyjë në zgjedhjet tona,” tha Z. Sanders.