Capital T dhe Milot Rashica krah për krah, si vëllezër

Reperi i njohur shqiptar Capital T dhe futbollisti i suksesshëm Milot Rashica, së fundmi kanë shpërndarë fotografinë e njejtë, ku shihen përkrah njëri tjetrit.
Të dy në llogaritë e tyre në Instagram, kanë shpërndarë një fotografi, madje reperi ka shkruar: “Me vëllaun tim” dhe Miloti ka shkruar: “Gjithnjë mire ta shohësh vëllaun tënd”, shkruan Indeksonline.
Ata janë parë të buzëqeshur afër njëri tjetrit duke kaluar kohë të mirë bashkë.
Kujtojmë që Milot Rashica është një nga futbollistët më të suksesshëm shqiptar, i cili shpesh shihet duke kaluar kohë me këngëtarë nga estrada shqiptare. /Indeksonline/
