Fëmijët s’preken nga koronavirusi?!

Koronavirusi ka infektuar më shumë se 78.000 persona dhe ka shkaktuar të paktën 2.465 të vdekur.
Fëmijët janë shumë më pak të prekur nga ky virus i ri në krahasim me të rriturit. Mosha mesatare e të të prekurve është midis 49-56 vjeç.
Dr. Raina MacIntyre, i cili ka studiuar këtë virus, shprehet se edhe fëmijët mund të infektohen, por ata kanë një infeksion shumë më të butë në krahasim me të tjerët. E njëjta situatë ka ndodhur edhe me virusin SARS, i cili nuk ka prekur asnjë fëmijë.
“Ende nuk e kuptojmë plotësisht arsyen e përhapjes së virusit te moshat e mëdha, tha një doktor me emrin Peiris, por mendohet se të rriturit janë më shumë të ndjeshëm sepse ka më shumë të ngjarë që sëmundjet si diabeti, presioni i lartë i gjakut, dobësojnë imunitetin e tyre dhe i bën më të ndjeshëm ndaj infeksioneve”.
Imuniteti i njeriut dobësohet me kalimin e viteve, veçanërisht, pas moshës së mesme.