75 Mall Live Search
14:11 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

S’ndalet Billie Eilish, ky është suksesi i radhës

“No Time To Die” nga Billie Eilish është shndërruar në këngën e dytë të serisë së filmave James Bond, e cila kryeson tabelën e hiteve single në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë sukses më parë e kishte arritur Sam Smith me “Writing’s On The Wall” për James Bondin: Specter në vitin 2015.

Eilish, e cila u bë 18-vjeçate në dhjetor, është artistja më e re që ka regjistruar një këngë për ekskluzivitetin e filmave Bond.

Ylli performoi “No Time to Die” live për herë të parë këtë javë, në Brit Awards në Londër. Ajo gjithashtu mori çmim në kategorinë  për femrat më të mira ndërkombëtare në këtë ceremoni.

“No Time To Die” mblodhi 90.000 ekuivalente shitje tabelash në javën e parë.

Kjo e bën atë këngën më të madhe të vitit deri tani dhe gjithashtu këngën Bond me shitjet më të mëdha në javën hapëse.

Kënga e Smithit shiti 70.000 kopje në javën e saj të parë, ndërsa “Skyfall” e Adele realizoi 84.000 shitje.