Biletat për derbin e Superligës me çmime “përtokë”
Prishtina dhe Ballkani është derbi i javës 20 në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Takimi që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, zhvillohet të shtunën nga ora 17:00.
Çmimet e biletave janë 2 euro në Lindje, 3 euro në Perëndim dhe 5 euro VIP, njofton Prishtina.
“Nuk ka bileta falas. Çmimi i biletave përtokë: 2€ (lindje), 3€ (perëndim), 5€ (VIP)”, thuhet në njoftimin e klubit.
Eja përkrahe klubin e zemrës
Ballkani është lider i Superligës, ndërsa Prishtina e treta.