Vdes në moshën 101-vjeçare matematikania e NASA-s, e cila kishte ndihmuar Apollo 11 të zbresë në Hënë

Katherine Johnson, matematikania legjendare e NASA-s, kalkulimet e së cilës i kishin mundësuar astronautit të parë amerikan që susksesshëm të orbitojë Tokën, ka vdekur në moshën 101-vjeçare.
Përmes një cicërime në twitter mëngjesin e së hënës NASA e konfirmoi vdekjen e shkencëtares, shkruan DailyMail, transmeton IndeksOnline.
“Sot, ne festojmë 101 vitet e jetës së saj dhe nderojmë trashëgiminë e saj të përsosmërisë që shkatërroi pengesat racore dhe shoqërore” thuhet në twitter.
Johnson ishte njëra nga tri gratë Afro-Amerikane që ndihmoi Amerikën të dominojë në fushën e aeronautikës, kërkimeve hapësinore dhe teknologjisë kompjuterike gjatë Luftës Së Dytë Botërore.
Storia se si ajo bashkë me Dorothy Vaughan dhe Mary Jackson përgatitën astronautin John Glenn për misionin e tij orbital të vitit 1962 me ç’rast Amerika mposhti Bashkimin Sovietik në garën hapësinore ishte treguar në filmin Hidden Figures në vitin 2016. I njëjti film ishte i nominuar për çmimin Oskar.
Në vitin 2015, Johnson kishte pranuar Medaljen Presidenciale të Paqes./IndeksOnline/.
